Sot mot i ftohtë me reshje shiu dhe bore në Kosovë

0
80

Sot vendi ynë do të përfshihet nga mot i vranët, i shoqëruar me reshje shiu dhe bore, të cilat gjatë orëve të para të ditës pritet të jenë më intensive, shkruan 04 Online.

Reshjet e borës do të jenë më të theksuara në Rrafshin e Kosovës, ku parashihet të krijohen shtresa prej 5 deri në 15 cm, edhe në zonat e ulëta. Në Rrafshin e Dukagjinit do të dominojnë reshjet e shiut, por nuk përjashtohet mundësia që herë pas here ato të përzihen me borë ose të shndërrohen plotësisht në të.

Gjatë ditës, reshjet pritet të humbasin gradualisht intensitetin në të gjithë territorin. Era do të fryjë kryesisht nga veriu, me shpejtësi që herë pas here mund të arrijë nga 15 deri në 45 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të sillen mes 2 dhe 5 gradë Celsius./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here