Sot pritet të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira të shpeshta dhe periudha të herëpashershme me diell. Në zonat malore ekziston mundësia për reshje të lehta dhe të izoluara bore, shkruan 04 Online.
Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 10-33 km/h, duke sjellë ndjesi të ftohtë.
Temperaturat do të jenë të ulëta, me vlerat minimale që do të variojnë nga -6°C deri në -3°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga -1°C deri në 5°C./04 Online