Më shumë vranësira parashihet të kalojnë mbi vend gjatë ditës së martë, që nga mesdita edhe mund të sjellin ndonjë rigë lokale shiu.
Temperaturat minimale deri në mëngjes zbresin në -1C e 1C, derisa ato maksimale gjatë ditës me një rënie të lehtë, shkojnë deri në 9C e 12C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare nga veriu e verilindja 5-9m/s.
Mot i ngjatëshëm parashihet edhe për ditën e mërkurë, me mundësi për riga lokale shiu. Të enjten dhe të premten, për momentin nuk ka shumë gjasa për të reshura shiu. Të shtunën vransirat shtohen mbi vend, ku orëve të mbrëmjes japin mundësi për të reshura shiu, fillimisht në perëndim të vendit e që mund të shtrihen edhe në pjesë tjera. Temperaturat nga dita e enjtë sërish në rritje edhe deri në 14C e 15C, ditën e premtë dhe të shtunë.
Do të fryjë edhe erë mesatarisht e fuqishme nga jugu me hove deri në 15m/s, njofton Prishtina Weather.