Sot më ngrohtë, dominojnë intervalet me diell

0
149

Ditën e enjtë mbi vend parashihet të mbajë mot më i butë dhe me intervale më të gjata me diell.

Përgjatë ultësirave orëve të mëngjesit me mundësi për formim të mjegullës apo mjegullinës. Temperaturat minimale zbresin deri në -1C e 2C, derisa ato maksimale gjatë ditës shkojnë deri në 14C e 15C. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 5-10m/s, njofton Prishtina Weather.

Më shumë vranësira kalojnë mbi vend nga dita e premtë dhe përgjatë fundjave, që herë pas here shfaqin kushte edhe për të reshura shiu. Temperaturat mbesin ende të larta, ato maksimale luhaten ndërmjet 12C deri 15C, lokalisht edhe në 16C e 17C. Të larta edhe minimalet zbresin vetëm në 5C e 6C.

Ndotësit ajror në ditët në vazhdim ka gjasa të mbesin më të shpërndarë nga erërat që parashihet të frynë mbi vend, me ç’rast indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira, gjatë ditës. Vetëm orëve të mbrëmjes në kushte qetësie koncentrimet e ndotësve ajror mund të jenë më të rritura, e indeksi të kaloj edhe në vlera të dobëta apo shumë të dobëta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here