Sot më freskët, temperaturat maksimale arrijnë deri në 31 gradë

0
79

Sot vendi ynë do të përfshihet nga një mot i ndryshueshëm, ku gjatë ditës parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të herëpashershme. Megjithatë, në disa zona të caktuara pritet të ketë edhe rrebeshe të izoluara shiu, shkruan 04 Online.

Në orët e mbrëmjes, veçanërisht në pjesën e Rrafshit të Kosovës, reshjet pritet të intensifikohen lokalisht dhe të shoqërohen me shkarkesa rrufesh, duke sjellë një përkeqësim të përkohshëm të kushteve atmosferike.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit. Ajo pritet të jetë herë pas here e fuqishme, me shpejtësi që do të variojë nga 15 deri në 49 kilometra në orë.

Temperaturat do të shënojnë një rënie të mëtejshme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 15 dhe 17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të jenë në intervalin prej 27 deri në 31 gradë Celsius./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here