Kosova do të përjetojë sot një ditë me mot kryesisht të kthjellët, por dukshëm më të freskët krahasuar me ditët e mëparshme. Kjo vjen si pasojë e masave ajrore më të ftohta që po zbresin nga veriu i kontinentit, shkruan 04 Online.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriut dhe pritet të jetë e theksuar, herë-herë me intensitet të lartë, me shpejtësi që varion nga 15 deri në 41 kilometra në orë. Këto erëra do të ndikojnë ndjeshëm në ndjesinë termike gjatë ditës.
Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 11 dhe 15°C, ndërsa ato maksimale nuk pritet të kalojnë vlerat prej 24 deri në 28°C./04 Online