Mot jo shumë I ngrohtë parashihet të mbajë ditën e mërkurë, me vranësira e intervale me diell.
Orëve të hershme të mëngjesit reshje lokale shiu mund të depërtojnë nga pjesë perëndimore të vendit, e aty këtu riga lokale shiu paraqiten edhe gjatë ditës në pjesë tjera të vendit.
Temperaturat minimale zbresin në 15C e 17C, e ato maksimale shkojnë deri në 25C e 27C, njofton Prishtina Weather.
Mundësi për riga lokale shiu priten edhe ditën e enjte, derisa nga dita e premtë dhe përgjatë fundjave do të ketë më shumë diell, dhe temperaturat shënojnë rritje deri në 27C e 30C.