Sot vendi do të mbetet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, me rrebeshe shiu herë pas here të shoqëruara me shkarkesa rrufesh, shkruan 04 Online.
Me afrimin e masave më të ftohta nga veriperëndimi i kontinentit, pritet një rënie e ndjeshme e temperaturave, e cila gjatë fundjavës do të arrijë deri në 6-10°C më pak në vlerat maksimale.
Reshjet do të kenë tendencë të dobësohen gradualisht, duke u kufizuar të shtunën në formë më të izoluar, ndërsa të dielën pritet të paraqiten vetëm sporadikisht në zonat malore.
Në pjesën tjetër të territorit, do të mbizotërojë mot me vranësira të shpeshta, por nuk do të mungojnë as intervalet me diell./04 Online