Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara, shkruan 04 Online.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës vranësirat do të kenë tendencë të shtohen, duke sjellë reshje të dobëta shiu në disa zona të vendit, veçanërisht në pjesën juglindore.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 17°C, ndërsa ato maksimale pritet të jenë nga 21 deri në 25°C./04 Online