Sot mbledhja e dy qeverive Shqipëri – Maqedoni, Rama: Do të finalizohen një sërë marrëveshjesh

0
186

Ditën e sotme do të mbahet mbledhja e përbashkët e dy qeverive, të Shqipërisë dhe asaj të Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri Edi Rama, në një postim në llogarinë e tij në Facebook bën të ditur se në këtë mbledhje do të finalizohen një sërë marrëveshjesh e memorandumesh ndërqeveritare Shqipëri – Maqedoni e Veriut.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të pritet me një ceremoni shtetërore nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në orën 10:30.

Ndërsa në orën 10:45 do të zhvillohet një takim kokë më kokë mes dy kryeministrave, dhe do të vijohet më pas me hapjen e sesionit plenar të mbledhjes së dy qeverive në orën 11:00.

Fjalën hyrëse në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive do e kenë kryeministrat dhe më pas do të vijohet me diskutimet e hapura për çështjet që pritet të trajtohen.

Ndërsa konferenca e përbashkët për shtyp do të jetë në orën 13:00 për të mbyllur vizitën dhe më pas në orën 14:10 pritet të vijohet me shkrepjen e fotografive të përbashkëta./Gazeta Express

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here