Carlo Ancelotti dhe Luca Modric sot do të zhvllojnë ndeshjen e fundit para tifozëve madrilen në ”Santiago Bernabeu”.
Ata do të largohen nga klubi mbretëror, dhe ndeshja ndaj Real Sociedadit do të jetë emocionuese për ta, shkruan IndeksOnline.
Padyshim se stadiumi do të jetë i mbushur për ti dhënë lamtumirën e merituar.
Ancelotti pas ndeshjes së sotme do të marr rrugën drejt Brazilit, pasi me 26 maj do të prezantohet si trajner i ”Selecaos”.
Në anën tjetër, Modric do të luaj me Realin edhe gjatë Kupës së Botës për Klube, e cila zhvillohet në ShBA, nga 14 qershori deri më 13 korrik.