Sot kthjellët e me intervale me diell

0
133

Mot i kthjellët dhe me intervale të gjata me diell parashihet për ditën e martë në vend.

Orëve të mëngjesit ngrica, me temperatura minimale që zbresin në -5 e -3C. Temperaturat maksimale gjatë ditës shkojnë deri në 5C e 6C, njofton Prishtina Weather.

Mot i kthjellët parashihet edhe për ditën e mërkurë dhe të enjtë. Mëngjeset me ngrica, ku temperaturat minimale zbresin deri në -5C e -8C, ndërkohë që maksimalet gjatë ditës shënojnë rritje në 9C e 11C.

Të premtën kalojnë vranësira, që aty këtu mund të shoqërohen edhe me riga shiu, derisa temperaturat zbresin në 6C.

Nga e shtuna sërish kthjellime, me temperatura maksimale në rritje deri në 9C.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here