Intervale më të gjata me diell pritet të kemi ditën e mërkurë.
Nga mesdita mund të ketë edhe zhvillime të vranësirave lokale, që aty këtu mund të shfaqin kushte për ndonjë rigë shiu.
Temperaturat minimale zbresin deri në 8C e 13C, e ato maksimale gjatë ditës shkojnë deri në 22C e 24C.
Mot i ngrohtë dhe kryesisht me diell parashihet nga dita e enjte dhe në fundjavë. Orëve të mëngjesit me kushte për mjegull, përgjatë ultësirave. Temperaturat maksimale deri në 26C e 28C gjatë fundjave, njofton Prishtina Weather.