Sot parashikohet gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe në orët e mëngjesit, të ketë reshje lokale shiu.
Dita do të vijojë me vranësira dhe intervale me diell (me përjashtim për ndonjë reshje të izoluar), ku më vonë pasdite, konkretisht në orët e mbrëmjes, pritet të ketë intensifikim të reshjeve të shiut, të cilat lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve.
Rreth mesnatës, pritet gradualisht të kemi ardhjen e një fronti të ftohtë nga veriperëndimi i kontinentit, ku pas mesnate reshjet e shiut pritet të shndërrohen në ato të borës, kryesisht në Rrafshin e Kosovës, njofton Meteo Kosova, transmeton Sinjali.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i jugut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-40 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 1 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale prej 6 deri në 10°C.