Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë sot dhe ditëve në vazhdim në vendin tonë.
Sot pritet të jetë mot me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh, ku temperatura maksimale do të shkojë deri në 22 gradë. Mot i ngjashëm do të jetë edhe nesër, kurse nga e mërkura ngriten temperaturat, shkruan Reporteri.net.
E hënë: Mot kryesisht i vranët. Vranësirat parashihen të sjellin reshje shiu dhe shkarkimi rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius , ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celisu. Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja e lehtë dhe lokalisht e fortë.
E martë: Mot i vranët dhe vende-vende me reshje shiu.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parshihen të lëvizin ndërmjet 19-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriu me shpejtësi 1-7m/s.
E mërkurë: Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parahihen të lëvizin ndërmjet 22-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.
E enjte: Mot kryesisht i ngjajshem me ditën e merkurë dhe më i ngrohtë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen ë lëvizin ndërmjet 24-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut.
E premte: Dita e premte do të jetë dita më e nxehtë. Parashihen vranesira të pakta kryesisht rrreth relievit malor. Temperatura minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i verilindjes.”