Sot dy ndeshje interesante në Superligë

0
67

Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë edhe sot me dy ndeshje mjaft interesante në javën e 23-të të saj

Në Klinë, Dukagjini i Ismet Munishit do të jetë nikoqir i Malishevës, shkruan Gazeta Express.

Dukagjini aktualisht është në vendin e parafundit me 25 pikë, një më pak se Llapi e Suhareka që kanë nga një ndeshje më shumë të luajtur.

Në anën tjetër, Malisheva është e treta me 37 pikë dhe me fitore eventuale do të barazohej me Ballkanin që është i dyti.

Dueli i tjetër që luhet sot do të jetë ai mes Gjilanit dhe Feronikelit 74.

Gjilanasit kanë patur një ecuri pozitive me tri fitore e një barazim në katër ndeshjet e fundit, teksa gjenden në vendin e pestë me 31 pikë, aq sa ka edhe Prishtina në vendin e katërt e që ka një ndeshje më shumë të luajtur.

Në anën tjetër, Feronikeli 74 është në vendin e fundit me 13 pikë dhe me shumë pak gjasa për mbijetesë.

Të dyja këto ndeshje nisin nga ora 14:00.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here