Shqipëria më 15 shtator 1990, kërkon anëtarësim të plotë në Konferencën për Sigurim e Bashkëpunim në Evropë, KSBE, sot OSBE.
Në gusht 1975, 35 vende evropiane, përfshi Kanadanë e SHBA-në, u mblodhën në Helsinki të Finlandës, me synimin për të zbutur tensionet Lindje – Perëndim. Në përfundim, pas disa ditë debatesh, pjesëmarrësit nënshkruan atë që njihet si Deklarata e Helsinkit.
Pikërisht mbi këtë dokument Shqipëria nuk pranoi të vinte firmën, ku një nga pikat kryesore të Deklaratës së Helsinkit është “respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, duke përfshirë edhe lirinë e mendimit, ndërgjegjes, fesë ose besimit”.
Tiranës zyrtare do t’i duheshin plot 15 vjet për të kuptuar dhe pranuar domosdoshmërinë e këtyre të drejtave. /GazetaSinjali/