Vranësira kalojnë përgjatë ditës së premtë mbi vend, por se nuk paraqiten kushte për të reshura.
Herë herë nuk do mungojnë edhe intervale me diell, por jo shumë të gjata. Temperaturat në mëngjes zbresin deri në 11C e 13C, derisa ato maksimale shkojnë deri në 22C e 24C, njofton Prishtina Weather.
Mot kryesisht me diell parashihet për ditën e shtunë, derisa ditën e diel do kalimi i vranësirave orëve të pasdites mund të sjell kushte edhe për ndonjë rigë lokale shiu.
Temperaturat maksimale shënojnë rritje deri në 24C e 25C.
Ditën e hënë depërtimi i masave më të ftohta ajrore, sjell deri tek një rënie të temperaturave maksimale deri në 17C, e ato minimale të martën zbresin edhe deri në 2C.