Sot në vend pritet të mbajë mot me alternime mes diellit dhe vranësirave, ndërsa gjatë pasdites parashihet përmirësim gradual i kushteve atmosferike dhe mot kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin.
Era do të fryjë kryesisht nga veriu, me intensitet mesatar deri të fuqishëm në disa zona. Shpejtësia e saj do të arrijë nga 15 deri në 41 km/h, duke krijuar ndjesi më të freskët sidomos në hapësira të ekspozuara.
Sa i përket temperaturave, minimalet do të sillen nga -1 deri në 2°C, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë ndërmjet 10 dhe 14°C./04 Online














































