Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimin maksimal të lejuar për derivate.
Sipas njoftimit të MINT-it, çmimi i naftës për dy ditët e ardhshme do të jetë 1.69 euro, pra një cent më i ulët se në ditën paraprake. Ndërsa i benzinës ka qëndruar i njëjtë, 1.35 euro.
Çmimi i gazit është 0.76 euro.
Çmimet vlejnë për 11 dhe 12 shtator.