Sot deri në 38°C

0
81

Sot pritet të mbajë mot jashtëzakonisht i nxehtë dhe me diell gjatë orëve të mëngjesit. Në orët e pasdites, kryesisht në zonat malore dhe përreth tyre, përfshirë rajonet veriperëndimore, jugore, juglindore dhe lindore parashikohen rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh dhe mundësi për breshër, shkruan 04 Online.

Era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit, herë pas here e fuqishme, me shpejtësi nga 15 deri në 47 km/h.

Temperaturat minimale do të jenë nga 16 deri në 19°C, ndërsa ato maksimale nga 34 deri në 38°C./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here