Sot pritet mot kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta. Gjatë pasdites, në zonat malore, veçanërisht në veri dhe perëndim të vendit, mund të shfaqen rrebeshe të izoluara shiu të shoqëruara me shkarkesa rrufesh, shkruan 04 Online.
Temperaturat do të jenë jashtëzakonisht të larta, duke arritur deri në 38°C. Minimalet do të sillen ndërmjet 18 dhe 21°C, ndërsa ato maksimale nga 35 deri në 38°C.
Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme me shpejtësi prej 10 deri në 33 km/h./04 Online