Sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë, me temperatura që do të ngjiten deri në 35°C në disa zona të vendit, shkruan 04 Online.
Në orët e vona të mbrëmjes parashikohet shtim i vranësirave, duke sjellë mundësi për reshje të izoluara në perëndim. Më pas, gjatë natës, vendi pritet të përfshihet nga rrebeshe shiu dhe shkarkesa rrufesh, lokalisht me intensitet të lartë.
Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi dhe herë pas here mund të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi që variojnë nga 20 deri në 58 km/h.
Temperaturat minimale do të jenë mes 14°C dhe 17°C, ndërsa ato maksimale nga 32°C deri në 35°C./04 Online