Sot vendi do të përfshihet nga mot kryesisht me diell dhe temperatura të larta për këtë periudhë të vitit. Sipas parashikimeve, dita do të karakterizohet me vapë të theksuar, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 35°C, shkruan 04 Online.
Era do të jetë më e ndjeshme në rajonin e Gjakovës, ku pritet të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi që mund të arrijë deri në 50 km/h.
Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 14 dhe 16°C, ndërsa ato maksimale pritet të jenë ndërmjet 32 dhe 35°C në shumë zona të vendit./04 Online