Sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë në gjithë vendin, shkruan 04 Online.
Era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit dhe në intervale të caktuara do të jetë mjaft e fuqishme, duke arritur shpejtësi prej 15 deri në 47 km/h.
Temperaturat minimale do të sillen nga 13 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të ngjiten nga 31 deri në 33 gradë Celsius./04 Online