Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se të enjten do të mbajë mot i kthjellët dhe me diell në mbarë vendin, shkruan 04 Online.
Temperaturat minimale pritet të lëvizin nga 9 deri në 12 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 27 deri në 33 gradë, duke e bërë ditën ndër më të nxehtat e javës.
Sipas IHK-së, era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi të lehtë, 1 deri në 4 metra për sekondë, pa pritur ndonjë ndryshim të madh në kushte atmosferike./04 Online