Të martën në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta në orët e para të ditës. Gjatë pasdites parashihet shtim i vranësirave, të cilat do të sjellin ndonjë rrebesh të izoluar shiu, veçanërisht në zonat malore të Rrafshit të Dukagjinit, shkruan 04 Online.
Në orët e vona të mbrëmjes, reshjet e shoqëruara me shkarkesa rrufesh pritet të shtrihen në pjesë të tjera të këtij rajoni, ndërsa afër mesnatës mund të përfshijnë edhe zona të tjera të vendit. Në disa raste, ekziston rreziku për breshër.
Era do të jetë me drejtim të ndryshueshëm dhe herë pas here e fuqishme, me shpejtësi që mund të arrijë nga 15 deri në 47 km/h.
Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 13 dhe 16°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 27 deri në 32°C./04 Online