Sot deri në 31°C

0
62

Sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe intervale vranësirash, ndërsa gjatë pasdites dhe veçanërisht në mbrëmje, do të ketë rrebeshe lokale shiu të shoqëruara me shkarkesa rrufesh, shkruan 04 Online.

Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, herë pas here mjaft e fuqishme, sidomos në regjionin e Gjakovës, ku pritet të arrijë shpejtësi prej 20 deri në 52 km/h.

Temperaturat do të sillen nga 15-17°C minimalet, ndërsa maksimalet do të arrijnë 28-31°C, duke sjellë një ditë tipike të ngrohtë vere me kushte të paqëndrueshme në orët e vona./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here