Të premten vendi ynë do të përfshihet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, duke sjellë mot kryesisht me diell dhe të ngrohtë në gjithë territorin, shkruan 04 Online.
Temperaturat do të jenë të larta për këtë periudhë të vitit, veçanërisht në pjesën e dytë të ditës.
Sipas parashikimeve meteorologjike, temperaturat minimale do të lëvizin nga 12 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 25 deri në 31°C. Rrafshi i Kosovës do të përjetojë temperaturat më të ulëta të ditës./04 Online