Sot deri në 30°C

0
90

Sot pritet të mbajë mot kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë në gjithë territorin e Kosovës. Sipas parashikimeve, dita do të karakterizohet me diell dhe temperatura të larta, duke krijuar kushte të favorshme për aktivitete në natyrë, shkruan 04 Online.

Era do të fryjë nga verilindja, me intensitet që kohë pas kohe mund të jetë i theksuar, me shpejtësi që varion nga 10 deri në 42 kilometra në orë.

Temperaturat minimale do të sillen nga 10 deri në 13°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 25 deri në 30°C. Zonat më të freskëta do të jenë ato të Rrafshit të Kosovës, ku vlerat do të jenë pak më të ulëta krahasuar me pjesët e tjera të vendit./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here