Sot Kosova do të zgjohet nën rrezet e diellit, me një mot të kthjellët dhe temperatura të këndshme, tipike për qershorin, shkruan 04 Online.
Era do të vijë nga verilindja dhe herë pas here pritet të forcohet, me një shpejtësi që do të variojë nga 10 deri në 42 kilometra në orë – veçanërisht në viset më të hapura.
Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 10 dhe 14 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 25 deri në 30 gradë. Rrafshi i Kosovës pritet të regjistrojë vlerat më të ulëta, si zakonisht për shkak të pozitës gjeografike./04 Online