Sot vendi ynë do të përfshihet nga mot i ndryshueshëm, me vranësira të herëpashershme dhe intervale me diell, shkruan 04 Online.
Në orët e para të ditës priten rrebeshe lokale shiu në disa zona, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.
Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, me shpejtësi mesatare prej 10 deri në 36 km/h.
Temperaturat do të luhaten mes 13°C dhe 16°C në orët e mëngjesit, ndërsa gjatë ditës pritet të arrijnë deri në 24°C deri 29°C./04 Online