Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka njoftuar se sot vendi do të përfshihet nga mot me diell dhe vranësira të shpërndara, duke krijuar kushte për një ditë kryesisht të qëndrueshme, shkruan 04 Online.
Megjithatë, në pjesën e dytë të ditës, vranësirat mund të shtohen lokalisht dhe në disa zona të kufizuara priten reshje të lehta shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë ndërmjet 26 dhe 29 gradë Celsius.
Era do të fryjë kryesisht e lehtë nga drejtimi i veriperëndimit, por në zona të caktuara mund të jetë më e fortë./04 Online