Sot deri në 27°C

0
92

Sot në vendin tonë parashihet të mbajë mot kryesisht me diell, i shoqëruar me vranësira të herëpashershme. Në orët e pasdites ekziston mundësia për reshje të izoluara, kryesisht në zonat malore, shkruan 04 Online.

Era do të fryjë nga drejtimet perëndimore dhe jugperëndimore, me intensitet që pritet të jetë i lartë në disa zona – duke arritur shpejtësi nga 17 deri në 49 kilometra në orë.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin ndërmjet 9 dhe 11 gradë Celsius, ndërsa ato ditore do të ngjiten deri në 27°C, me vlera maksimale që priten në zonat më të ulëta./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here