Sot deri në 27°C

0
126

Dita e sotme do të nisë me mot kryesisht të kthjellët dhe diell në shumë zona të vendit, duke ofruar kushte të mira për aktivitete në natyrë, shkruan 04 Online.

Megjithatë, gjatë pasdites pritet një ndryshim i lehtë i kushteve atmosferike, me shtim të vranësirave të pjesshme që në disa rajone do të sjellin rrebeshe të shkurtra shiu. Në zona të izoluara nuk përjashtohet mundësia për vetëtima dhe bubullima.

Era do të jetë e lehtë deri mesatare, me drejtim të ndryshueshëm dhe shpejtësi që do të variojë nga 7 deri në 27 kilometra në orë.

Temperaturat do të jenë të këndshme dhe pranverore. Minimalet do të sillen nga 8°C deri në 10°C, ndërsa ato maksimale do të kapin vlerat nga 24°C deri në 27°C./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here