Sot, qytetarët do të përballen me mot kryesisht të paqëndrueshëm. Vranësirat do të dominojnë pjesë të ditës, por nuk do të mungojnë as intervalet me diell, sidomos në zonat urbane, shkruan 04 Online. Megjithatë, rreth zonave malore parashihen reshje të izoluara shiu, të cilat mund të sjellin freski të përkohshme.
Era do të jetë një tjetër element i dukshëm i motit të sotëm. Ajo do të fryjë nga verilindja, duke arritur herë pas here intensitet të lartë, me shpejtësi nga 15 deri në 44 km/h, gjë që pritet të ndikojë në ndjesinë termike të qytetarëve.
Sa i përket temperaturave, ato minimale do të qëndrojnë mes 13 dhe 15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 24 deri në 27 gradë Celsius, duke e bërë ditën relativisht të ngrohtë për fundgusht./04 Online