Sot pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell në pjesë të ndryshme të vendit. Sipas parashikimeve, nuk përjashtohet mundësia për ndonjë reshje të izoluar shiu gjatë ditës, shkruan 04 Online.
Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme me shpejtësi që varion nga 10 deri në 33 kilometra në orë.
Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 10 dhe 13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 22 deri në 27 gradë Celsius./04 Online