Sot deri në 25°C

0
114

Të martën vendi ynë do të përfshihet nga kushte të ndryshueshme atmosferike. Pritet që gjatë ditës të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të herëpashershme, të cilat mund të shoqërohen me ndonjë rrebesh të izoluar shiu, veçanërisht në orët e para të mëngjesit dhe gjatë pasdites në disa zona të kufizuara, shkruan 04 Online.

Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit, herë pas here me intensitet të shtuar. Shpejtësia e saj parashikohet të lëvizë nga 15 deri në 48 km/h, duke sjellë ndjesi më freskuese, sidomos në zonat kodrinore-malore.

Sa i përket temperaturave, ato do të jenë të këndshme për këtë periudhë pranverore. Vlerat minimale pritet të jenë ndërmjet 9 dhe 12°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 21 deri në 25°C, varësisht nga rajoni./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here