Sot deri në 25°C

0
81

Të hënën, vendi ynë do të përfshihet nga mot kryesisht i ndryshueshëm, me prani të vranësirave dhe intervaleve me diell gjatë ditës. Reshje të izoluara shiu priten kryesisht në rajonet malore, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të mbetet në kushte më të qëndrueshme atmosferike, shkruan 04 Online.

Era do të fryjë nga drejtimi i perëndimit dhe jugperëndimit, duke arritur herë pas here intensitet të shtuar, me shpejtësi që mund të shkojë nga 15 deri në 49 kilometra në orë, sidomos në zona të ekspozuara.

Sa i përket temperaturave, ato minimale do të sillen nga 10°C deri në 13°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë vlera nga 23°C deri në 25°C, duke ruajtur një klimë të butë pranverore në pjesën më të madhe të vendit./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here