Sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell në gjithë vendin. Era do të fryjë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes, duke u shfaqur herë pas here mjaft e fuqishme, me shpejtësi nga 15 deri në 40 km/h, shkruan 04 Online.
Temperaturat do të jenë relativisht të këndshme për këtë periudhë të vitit: minimalet do të sillen mes 7 dhe 10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 21 deri në 25 gradë Celsius./04 Online