Sot vendi do të përfshihet nga mot kryesisht i kthjellët, me periudha me diell të alternuara me vranësira kalimtare. Kushtet atmosferike do të jenë të qëndrueshme gjatë pjesës më të madhe të ditës, shkruan 04 Online.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriut me intensitet mesatar, duke arritur shpejtësi nga 15 deri në 39 kilometra në orë, duke sjellë ndjesi freskie sidomos në orët e para të mëngjesit dhe gjatë pasdites.
Temperaturat do të jenë tipike për fundin e pranverës. Minimalet do të sillen nga 7 deri në 11°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 20 deri në 24°C, varësisht nga rajoni./04 Online