Sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell në mbarë vendin, duke krijuar kushte të mira për aktivitete në natyrë dhe udhëtime, raporton 04 Online.
Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me intensitet mesatar deri të lartë, duke arritur shpejtësi nga 10 deri në 38 kilometra në orë.
Temperaturat do të jenë të këndshme për këtë periudhë të pranverës. Vlerat minimale pritet të lëvizin ndërmjet 3 dhe 8°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 21 deri në 24°C./04 Online