Sot vendi ynë do të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell, i shoqëruar nga vranësira të pakta kalimtare gjatë ditës, duke krijuar një ambient të këndshëm për aktivitete në natyrë, shkruan 04 Online.
Era do të fryjë me intensitet të ulët deri mesatar, nga drejtime të ndryshme, me shpejtësi që do të variojë nga 8 deri në 26 kilometra në orë.
Temperaturat do të jenë tipike pranverore: minimalet do të lëvizin nga 6°C deri në 8°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 21°C deri në 24°C, duke sjellë ndjesi të ngrohtë gjatë orëve të pasdites./04 Online