Sot deri në 22°C, pasdite rrebeshe shiu, shkarkesa rrufesh dhe mundësi për breshër

0
78

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira të shpeshta të ndërthurura me intervale të shkurtra me diell. Gjatë ditës, priten rrebeshe lokale shiu, që herë pas here do të shoqërohen edhe me shkarkesa rrufesh, shkruan 04 Online.

Në disa zona ekziston mundësia për reshje breshëri, veçanërisht gjatë orëve të pasdites kur aktiviteti atmosferik parashihet të jetë më intensiv.

Era do të fryjë me drejtim të ndryshueshëm dhe në momente të caktuara do të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi që pritet të arrijë nga 15 deri në 45 kilometra në orë.

Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 9 dhe 12°C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten nga 18 deri në 22°C, varësisht nga rajoni./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here