Sot pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ndërsa në orët e hershme të mëngjesit mund të ketë mjegull të lokalizuar nëpër lugina dhe ultësira. Gjatë ditës, pritet të mbizotërojnë periudha më të gjata me diell, por në mbrëmje do të ketë shtim të vranësirave dhe reshje të lehta lokale shiu.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i jugut dhe jugperëndimit, herë pas here mjaft e fuqishme, veçanërisht në rajonin e Gjakovës, me shpejtësi që mund të arrijë nga 15 deri në 47 km/h.
Temperaturat do të jenë në rritje. Vlerat minimale do të sillen nga 8 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë mes 18 dhe 22°C./04 Online