Sot deri në 22°C

0
53

Vendi ynë do të përballet sot me mot të paqëndrueshëm. Paraditja do të karakterizohet nga kthjellime dhe diell, por gjatë ditës do të ketë shtim të vranësirave, të cilat në orët e mbrëmjes mund të sjellin reshje të izoluara shiu, shkruan 04 Online.

Era do të jetë një nga elementet më të ndjeshme të motit sot. Ajo do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit dhe herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi që varion nga 20 deri në 52 kilometra në orë.

Temperaturat do të vijojnë trendin e rritjes. Ato minimale do të sillen ndërmjet 4 dhe 7°C, ndërsa maksimalet do të kapin vlerat prej 19 deri në 22°C, duke sjellë një ndjesi më të ngrohtë për këtë periudhë të pranverës./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here