Sot deri në 22°C

0
70

Sot pritet një ditë me kushte të ndryshueshme atmosferike në vend. Parashikohet mot kryesisht i vranët me intervale të shkurtra me diell. Kohë pas kohe priten rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh, ndërsa në disa zona të izoluara nuk përjashtohet as mundësia për reshje breshëri, shkruan 04 Online.

Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, herë pas here me intensitet të lartë, duke arritur shpejtësi prej 10 deri në 40 kilometra në orë.

Temperaturat e ajrit do të jenë të këndshme, me minimale që do të sillen nga 9 deri në 11°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 19 deri në 22°C./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here