Sot pritet të ketë ndryshime të shpejta atmosferike në vend. Në orët e para të mëngjesit parashikohen reshje lokale shiu, të cilat në disa zona mund të jenë më intensive dhe të shoqëruara me shkarkesa rrufesh, veçanërisht në Rrafshin e Dukagjinit, shkruan 04 Online.
Pas këtyre reshjeve, moti do të përmirësohet gradualisht, duke u kthyer në kryesisht me diell, ndërsa gjatë ditës mund të shfaqen vranësira të pjesshme dhe ndonjë reshje e izoluar.
Era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit dhe në periudha të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi që mund të arrijë nga 20 deri në 56 km/h.
Temperaturat do të mbeten të buta për këtë periudhë të vitit — minimalet do të luhaten nga 12 deri në 15°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 17 deri në 21°C./04 Online













































