Sot deri në 21°C

0
90

Moti gjatë orëve të para të ditës së sotme do të karakterizohet nga kalimi i një sistemi frontal, i cili pritet të sjellë rrebeshe lokale shiu dhe shkarkesa rrufesh në disa zona të vendit. Ky aktivitet do të jetë më i theksuar në orët e para të mëngjesit, për t’ia lënë më pas vendin një situate më të qëndrueshme, shkruan 04 Online.

Pjesa tjetër e ditës pritet të kalojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ndërsa pasdite dhe në orët e mbrëmjes nuk përjashtohen reshje të izoluara, kryesisht në zona të kufizuara të relievit malor.

Ndërkohë, pritet që masat e pluhurit saharian, të cilat kanë ndikuar ndjeshëm cilësinë e ajrit ditëve të fundit, të fillojnë të tërhiqen gradualisht nga territori ynë.

Era do të fryjë nga drejtimi perëndimor dhe jugperëndimor, me intensitet mesatar deri të lartë në disa zona, duke arritur shpejtësi nga 20 deri në 50 km/h.

Temperaturat do të shënojnë një ulje të lehtë: minimalet do të variojnë nga 9 deri në 12°C, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 18 deri në 21°C./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here