Sot deri në 20°C

0
48

Ditën e sotme në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të herëpashershme.

Vranësirat më të shtuara do të jenë në perëndim të vendit, ku pritet të ketë edhe reshje lokale.

Ndërkaq, në orët e mbrëmjes reshjet pritet të shtrihen edhe në disa zona të tjera të vendit.

Era do të fryjë nga jugu dhe jugperëndimi, e cila herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme lokalisht, me shpejtësi prej 15-59 km/h.

Megjithatë, mbi vendin tonë temperaturat do të mbesin të larta, minimalja prej 4 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 20°C.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here